fbpx

Rudina Hajdari flet pas mbledhjes, zbulon “hilen e socialistëve”

Deputetja Rudina Hajdari ka folur menjëherë pas mbledhjes që u zhvillua në Komisionin e Ligjeve.

Ajo theksoi se propozimi i PS për listat e deputetëve është një hile e gjetur për t’i mbajtur të mbyllura listat.

“Duhet të fitojnë ata kandidatë që marrin më shumë vota prej qytetarëve, dhe jo ata që zgjedhin kryetarët e partive.

Këta e marrin votuesin si një individ që nuk di të zgjedhë, kjo është një tallje me qytetarët, është një hile e gjetur prej socialistëve. Mendoj që jemi në një pozicion ku PS është e vetme në këtë propozim, bën hile dhe tregon se kryeministri do ti mbajë listat e mbyllura, ashtu siç kanë qenë derimë tani.

Ju e dini që nuk ka shumë kohë, dhe duhet të merren vendime, pasi jemi në limitet e afateve. Ftoj PS-në që të reflektoj në propozimine e saj pasi nuk ka më kohë”, u shpreh Hajdari.