Rudina Hajdari krijon parti, ja si quhet forca e re

rudina-hajdari-1.jpg

Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari, vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka vendosur të krijojë një parti të re politike.

Emri i partisë do të jetë “Bindja Demokratike’ dhe pjesë e saj janë bërë që tani disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.

Mësohet se pjesë e saj do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për aksionin politik të Rudina Hajdarit, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse figura të tjera të së djathtës do ti bashkohen kësaj lëvizje politike.

Nismëtarët janë drejt përfundimit të procesit tëmbledhjes se 3 mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike e javën e ardhshme partia me e re e spektrit te djathte do depozitoje kerkesen ne gjykate.

Mbetet ende e paqartë se si do të garojë në zgjedhje partia “Bindja Demokratike” pasi afati për regjistrimin e partive në zgjedhje skadon të martën, por kodi krijon mundësi edhe për garë me kandidatë të pavarur regjistrimi i të cilëve ka afat deri në 13 maj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303