fbpx

Rudina Hajdari, mesazh të fortë Lulzim Bashës: Mos ki frikë se s’ka…

1554576877_hajadaridhebasha.jpg

Në fjalën e saj për mediat pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është kujdesur që t’i çojë mesazh të drejtpërdrejt Bashës.

Ajo i ka bërë thirrje kreut të PD që të bashkohet për ndryshimet kushtetuese.

“Basha s’duhet të ketë frikë se këtu ka hile, se unë nuk jam Edi Rama por Rudina Hajdari. E kam thënë më herët dhe me deputetë që e duan këtë kauzë të listave të hapura, hajde e bëjmë këtë reformë siç u takon shqiptarëve. Këtu ka një transparencë të plotë, s’ka hile”, tha mes të tjerash Hajdari.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303