fbpx

Rudina Hajdari në zyrat e partisë, ka një thirrje për të gjithë

Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur sot të postojë për herë të parë foto nga zyrtar e partisë NISMA e cila do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo ka një apel për çdo qytetar, që të bashkohet me lëvizjen ku Hajdari adreron. Ajo ka publikuar sajtin ku çdokush mund të regjistrohet, teksa thotë se mund t’i shkruani dhe më pas mund të organizohet një takim.

“Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.

Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë.

Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim. Më shkruaj”, shkruan ajo.