Rudina Hajdari nuk i harron gafat, ja ‘perla’ e radhës që ‘lëshon’ në Parlament

Deputetja Rudina Hajdari njihet tanimë për gafat e saj të njëpasnjëshme që lëshon në Kuvendin e Shqipërisë.

Edhe ditën e sotme, ajo ka bërë një tjetër lapsus duke mos thënë fjalën ‘pikë’, por duke thënë ‘pykë’.

“Ulja për një marrëveshje për një konsensus lidhur me kandidaturat dhe mos bllokimi i tyre do ishte zgjidhja më duhur për vendin tonë, pasi po flasim për Gjykatën Kushtetuese, një nga organet më të rëndësishme në vendin tonë.

Të krijonim një precedent për herë të parë në historinë tonë që të gjejmë një gjuhë të përbashkët në lidhje me këtë pykë” , tha Hajdari.