fbpx

Rudina Hajdari paralajmëron Ramën: Do jesh i humbur në rast se…

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari, ka paralajmëruar kryeministrin Rama nga foltorja e Kuvendit se do të jetë i humbur në rast se zgjedh të jetë pjesë e pakicës. Ajo theksoi se zgjedhjeve dhe listave të hapura, tregohet zhvillimi në vend.

“Në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10%. Partitë e vjetra nuk duan integrimin e Shqipërisë. Ne që jemi në këtë Kuvend kemi marrë përsipër që të përfaqësojmë shqiptarët që duan lista të hapura. Është një lajm i mirë që kjo gjë të ecë përpara. Ka ardhur koha që Partia Socialiste të zgjedhë anën e saj. A doni të jeni pjesë e 10% që duan lista të mbyllura, do rrini pas militantëve dhe do t’u shërbeni interesave të ngushta të atyre, apo do bëheni pjesë e shqiptarëve që duan lista të hapura? Nëpërmjet zgjedhjeve dhe listave të hapura, u tregojmë atyre që duam zhvillim në këtë vend dhe që Shqipëria t’u ngjajë vendeve europiane. Edi Rama, nëse ti zgjedh të jesh pjesë e pakicës, do të jesh i humbur, duhet të tregosh se je këtu për shumicën e shqiptarëve”, tha Rudina Hajdari në Kuvend.