fbpx

Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Screenshot_19-14.jpg

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë që i erdhi në mendje pasi dolën shifrat e para të rezultatit. Hajdari tha se të gjithë ishin të lodhur dhe po përpiqej që t’i mbante zgjuar, por kur kuptoi që nuk ia dolën, gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte të flinte gjumë.

“Ishte në mëngjes, isha akoma në zyrë dhe mbaj mend që njerëzit që ishin afër se ato momente kishte shumë njerëz pa gjumë, të lodhur dhe po mundohesha ti mbaja të karikuar. Të gjithë po shihnin nëse do të shpërtheja nga emocionet. Pastaj thashë stop, numëruam çfarë numëruam, është e qartë që nuk ia dolëm këtë radhë. Gjëja e parë që më shkoi ndër mend është që më flihej gjumë. Do flija gjumë mirë dhe të nesërmen do shihja se çdo bëja” tha ajo në “Ftesë në 5”.

Ndër të tjera, Hajdari tha se këto zgjedhje nuk ndryshuan asgjë duke shtuar se pavarësisht humbjes, lufta për të rikthyer demokracinë e munguar në Shqipëri nuk ka mbaruar.

“Në këto zgjedhje duhet të reflektojmë për atë që ndodhi dhe për situatën politike në vend. Jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Ajo cka ndodhi ishte një rezultat, i cili kërkon një analizë më të thellë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që raportin që duhet të kemi me institucionin, me parlamentin, duhet të jemi sa më seriozë se kërkohet një opozitë e shëndoshë.

Këto janë idealizmat që jam munduar të transmetoj me prezencën time në parlament, me daljet e mia publike dhe për luftën e klasës së vjetër politike. Unë humba një betejë në këto zgjedhje, por lufta për të rikthyer demokracinë e munguar në Shqipëri, nuk ka mbaruar.

Ambienti ishte shumë i vështirë dhe përtej rezultatit, ajo çka është e rëndësishme për mua është se ende jemi në një situatë që duhet të jemi koshientë që ndodhën shumë gjëra dhe në të njëjtën mënyrë nuk ndodhi asgjë. Pas zgjedhjeve jemi në vend numëro, asgjë nuk ka ndryshuar” tha ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303