Rudina Hajdari përforcohet pas kërcënimeve, ja ç’bën

Grupit Parlamentar Demokrat i janë shtuar pesë anëtar të rinj. Kjo lëvizje është konfirmuar edhe nga vetë ky grup Parlamentar ku emrat dhe informacionet e anëtarëve më të rinj të Grupit Parlamentar Demokratik janë afishuar edhe në faqen zyrtare.

5 deputetët që u janë bashkuar Grupit Parlamentar Demokratik janë Ligoraq Karamelo, Krenar Rryci, Vasil Sterjovski, Majlinda Halilaj dhe Elda Hoti. Ky grup deri më tani drejtohet nga deputetja Rudina Hajdari dhe ardhja e 5 deputetëve të tjerë në grupin e saj, forcon pozitën përball kundërshtarit Korab Lita i cili pak kohë më parë u përpoq të merrte kryesinë e grupit dhe krijoi një përçarje.

Në një emision televiziv pak ditë më parë Korab Lita deklaroi se emrat e rinj që i janë bashkuar Grupit Demokrat u refuzuan, por ndryshe nga deklarata e tij, këta 5 deputetë janë zyrtarisht pjesë e Grupit Demokratik të drejtuar nga Rudina Hajdari.