fbpx

Rudina Hajdari sapo e zbuloi, ja ç’do ndodhë së shpejti

Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në konferencën e sotme, ka zbuluar se është duke punuar për krijimin e një alternative të re në politikën shqiptare. Hajdari njoftoi se në vazhdim do të bëjë publike alternativën e saj për zgjedhjet e ardhshme.

“Kam qenë e qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garoj. Do kemi një moment tjetër kur do të prononcohem për krijimin e një alternative të re. Ka shumë qytetarë që kërkojnë një alternativë të tillë dhe besoj se do kemi kohë qe të flasim për këtë në vazhdim.”- tha Hajdari.