fbpx

Rudina Hajdari sapo e zbuloi, ja qarku ku do të kryesojë listën e ‘Nismës’…

hajdari.jpg

Rudina Hajdari ka bërë me dije se do të jetë kandidate dhe kryesuese e listës së ‘Nismës’ në Qarkun e Elbasanit, ndërsa ka theksuar më tej se strukturat e kësaj lëvizje politike tashmë janë duke u ngritur në të gjitha Bashkitë e këtij Qarku dhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ‘Nisma’ do konkurrojë me figura me integritet dhe me reputacion në komunitet.

Zyrtarizimin e kandidimit të saj në Qarkun e Elbasanit do ta bëjë nga ky qytet, ku Rudina Hajdari ka zgjedhur të konkurrojë përballë mjaft emrave të njohur e me mjaft peshë të politikës shqiptare.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303