fbpx

Rudina Hajdari shpërthen keq ndaj opozitës dhe Bashës, zbulohet arsyeja

rudina-3.jpg

Rudina Hajdari ka dalë sot në një deklaratë për media duke folur me tone tejet të ashpra në drejtim të opozitës jashtëparlamentare duke thënë se ata ju tremben ndryshimit të sistemit.

Hajdari tha se ndryshimi i sistemit i shërben fuqizimit të qytetarëve, të cilët duhet të vendosin për personat që ata duan, duke zgjedhur drejtpërdrejtë deputetët e tyre.

“Kjo opozitë jashtëparlamentare refuzon ndryshimin e sistemit, ndërkohë që PS mbetet e hapur për ndryshimin e tij.

Ne besojmë se ndryshimi i sistemit do ti shërbejë fuqizimit të qytetarit, opozita jashtë parlamentit nuk duhet të ketë frikë.

Nëse ata dalin sot duke bërë video të shtrenjta nga zyra e partive, ata nuk e duan ndryshimin e sistemit. Ne nuk mund të mbajmë këtë sistem që fuqizon dhe bën të gjithëpushtetshëm kryetarët e partive.

Qytetarët duhet të votojnë atë person që ata duan.

Diskutuam dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, theksova që jam pro kësaj, dhe faktit që partitë të kenë të drejtën e apelimit, në rast kur kanë pretendime”, u shpreh Hajdari në fjalën e saj.

Hajdari propozoi dhe listat e hapura, që sipas saj mund të vendosen pa qenë e nevojshme që të ndërhyhet në Kushtetutë, ndërsa në fund lëshoi dhe një kërcënim, teksa tha: Nuk do të lëshoj asnjë cm nga kjo kauzë!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303