Rudina Hajdari: Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike

Pas shkarkimit si kryetare e grupit demokrat, deputetja Rudina Hajdari ka folur për projektligjin e buxhetit faktit për vitin 2018.

Hajdari në fjalën e saj u shpreh se raportet ndërkombëtare tregojnë qartë kolapsin ekonomik në vend.

“Ne jemi në prag të një kolapsi ekonomik. Raporte ndërkombëtare tregojnë qartë, ai i DASH tregoi se krimi i organizuar ka kapur sektorin ekonomik, duke marrë parasysh shtrirjen në fushat e turizmit, kjo tregon se ne nuk jemi një ekonomi që po rritet, por në një ekonomi të qartë kriminale”, tha Hajdari.

Hajdari theksoi më tej se familjet shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë kostot e universiteteve, ndërsa i referohej protestës së studentëve.

“Viti 20108 u mbyll me një protestë madhore nga studentët. Familja shqiptare nuk është në gjendje të përballojë tarifat e universiteteve. Qeveria vazhdon ta injorojë këtë fakt dhe nuk është bërë asgjë për rinisë shqiptare. Janë pikërisht këtë oligarkë që po përfitojnë nga buxheti i shtetit.

Dua që të theksoj se propaganda e radhës që po shitet sot tregon qartë se ne nuk jemi në gjendje të flasim për ekonominë. Ne duhet të jemi të qartë edhe me shqiptarët. Ju duhet të jeni më konkret se viti 2019, do jetë vit testues që do ndiqet nga raporte të tjera. Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike. Kjo do ndodhë një javë përcaktuese”, tha deputetja.