Rudina Hajdari tregon 2 shkeljet e Ilir Metës dhe ku do të përfundojë presidenti

Rudina Hajdari, që mban edhe detyrën e kryetares së grupit parlamentar të opozitës në Kuvend, vuri në dukje dy shkelje të Presidentit.

Njëra që lidhet me të drejtën e tij vetëm për të dekretuar zgjedhje dhe jo për të zhdekretuar, dhe e dyta, sipas Hajdarit, ka të bëjë me deklaratën e tij se në 13 tetor do të ketë edhe zgjedhje presidenciale.

“Kur është ndryshuar Kushtetuta e Shqipërisë, që Presidenti të caktojë datë zgjedhjesh edhe presidenciale, kur jemi Republika Parlamentare” – tha Hajdari, duke e konsideruar këtë një tjetër shkelje.

Lidhur me iniciativën për shkarkimin e Ilir Metës, deputetja Hajdari tha në “Open” se “ka kohë, presidenti nuk rrezikon largimin, ndaj nuk ka pse nxitohemi”. Por shtoi se këtë iniciativë as e ka kundërshtuar.