fbpx

Rudina Magjistari revoltohet me portalet për ‘piktorin’

rudins.jpg

Edlir Reka u prezantua në dy emisione shqiptare, “Ftesë në 5” dhe “Rudina”, si një piktor me famë botërore që kishte ekspozuar në Moskë dhe në Berlin veprat e tij dhe se ato ruheshin në muzetë më të mëdha ndërkombëtare.

Por Edlir Reka ishte një mashtrim pasi komentuesit e zbuluan menjëherë se “vepra e tij” e ekspozuar në Moskë ishte një mashtrim me fotoshop, origjinali i të cilit i përkiste një piktori kanadez.

Ky u bë lajm i bujshëm dhe nuk munguan as komentet negative edhe për drejtuesen e emisionit Rudina Magjistari e cila reagoi menjëherë duke shkruar publikisht:

Ç’skandal kishte plasur? E gjitha u bë publike vetëm pasi unë gërmova dhe u binda për historinë e manipulimit. Ishte vetëm një koment sinjalizues, ai që më bëri të kërkoj.

E postoj më pas në Instastory-in tim. Atëherë filluan të gjitha komentet në Instagram dhe publiku dëgjoi për herë të parë për këtë histori mashtrimi, e cila më vendoste përpara përgjegjësisë për ta sqaruar sërish me të njëjtin publik që e dëgjoi ndryshe disa ditë më parë.

Kur ky djalë u ftua nga ne, e kishte thurur shumë bukur gjithçka. Kishte dalë disa herë përpara në televizione të tjera dhe kishte dhënë disa intervista nëpër portale të njohura shqiptare për fitoret e tij.

Është e lehtë të thuash tani “si s’u verifikua”, por ajo që ne bëmë është që e zbuluam dhe demaskuam menjëherë një demaskim publik.

Dhe dhamë mesazhe shumë të rëndësishme për shoqërinë dhe mbi të gjitha për rininë shqiptare. Në vend që të merreni me modelin shoqëror, efektin e kësaj historie, kapeni me njerëzit që përpiqen çdo ditë me shumë mund të bëjnë mirë dhe me përkushtim punën e tyre.”

Moderatorja e postoi këtë në llogarinë e saj në Instagram dhe sqaroi se nuk ishte ky qëllimi i saj për të keqinformuar publikun por demaskimi publik i Edlir Rekës./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303