Rumania është solidarizaur si Shqipëria duke dërguar mjekë dhe infermierë në Itali.
11 mjekë dhe 6 infermierë rumun i janë bashkuar kolegëve italianë në luftën kundër Covid-19.
Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis njoftoi të hënën, se vendi do të dërgojë një ekip mjekësh dhe infermierësh në Itali për të ndihmuar spitalet që vështirë se mund të përballen me numrin e pacientëve.
Ka rreth 1 milion rumunë që punojnë në Itali.
“Rumania do të dërgojë një ekip në Itali, në zonën e Milanos, 11 mjekë dhe 6 infermierë,” tha Klaus Iohannis pasi ai u takua me disa anëtarë të Qeverisë për evolucionin e epidemisë COVID-19.