fbpx

Rummennige: Superliga do trondiste bazat e futbollit, “Champions”-i i ri shpëtimi

Screenshot_20-2.jpg

Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich, ka dalë hapur kundër Superligës së Europës. Kreu i klubit gjerman ka folur në një intervistë për “The Athletic” në lidhje me këtë çështje, sikurse edhe për rregullat e “Fair Play”-it financiar.“Është diçka që nuk mund ta imagjinoja kurrë. Një Superligë do të trondiste bazat e futbollit europian. Nuk mendoj se është e drejtë. Formati i menduar për Champions League është i përshtatshëm”, ka thënë Rummenigge mes të tjerash.Në lidhje me FFP, legjenda gjermane e futbollit ka shtuar: “Ne nuk mund të arrijmë në pikën ku vetëm klubet në pronësi të miliarderëve mund të konkurrojnë.Rregullat nuk janë të përcaktuara mirë, është e gjitha një zonë gri. Klubet që thyejnë rregullat në të ardhmen do të përballen me sanksione shumë të ashpra. Duhet ta bëjmë këtë herë”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303