fbpx

Rumuni u burgos pasi murosi gruan e tij, shqiptari e rreh keq në qelinë e burgut grek

FBE83316-CBCF-47F8-ACA2-BC070A0B1A5E.jpeg

Një sulm i rëndë ka ndodhur në një burg në Nafplions të Greqisë, ku një rumun është rrahur nga një shqiptar dhe për pasojë ka përfunduar në spital.

Raportohet se 39-vjeçari nga Rumania ishte burgosur për shkak se akuzohet se murosi gruan e tij në Kyparissa.

Në spital u zbulua se rumuni nuk kishte ndonjë dëmtim të rëndë, megjithatë u vendos që të ndërrohej qelia dhe të mos lihej më me shqiptarin.

Advertisement

Gjurmët e gruas ishin humbur që në shkurt ku në gusht të këtij viti u zbulua nga fqinjët se ajo ishte murosur.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303