fbpx

Rusët rrethuan Mariupolin, kryebashkiaku: Ata po përpiqen të krijojnë një bllokadë këtu, ashtu si në Leningrad

2014-03-21T120000Z_679021246_GM1EA3L1I1C01_RTRMADP_3_UKRAINE-CRISIS-scaled-e1581347887106-640x432.jpg

Mësohet se sipas kryebashkiakut të Mariupolit, trupat ruse që kanë rrethuar qytetin kanë krijuar një situatë të ngjashme me rrethimin vdekjeprurës nazist të Shën Petersburgut në Luftën e Dytë Botërore.

“Ata po përpiqen të krijojnë një bllokadë këtu, ashtu si në Leningrad”, tha Vadym Boichenko.

Kryebashkiaku i qytetit tha se trupat ruse kanë ndërprerë energjinë elektrike, ujin dhe ngrohjen, duke theksuar se kjo ishte e vetmja mënyrë për ti shkatërruar.

“Forcat ruse shkatërruan gjithashtu një stacion treni në mënyrë që të mos kemi asnjë mundësi për të evakuuar civilët”, shtoi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303