fbpx

Rusi, infermieria u shërben pacientëve me ‘bikini’, ja çfarë tha pas ndëshkimit nga spitali

Autoritetet drejtuese në një spital në Rusi kanë ndëshkuar  me masë disiplinore një infermiere për shkak të sjelljes së saj.

Infermieria 20-vjeçare emri i të cilës nuk është bërë i ditur, u shfaq përpara pacientëve me një veshje mbrojtëse transparente, por poshtë saj kishte vetëm të brendshme.

Kaq mjaftoi që fotot e saj të bëni xhiron e botës. Fotoja u arrit të shkrepej nga njëri prej pacientëve shtruar në spitalin e Tulës i cili më pas e shpërndau në rrjetet sociale.

Ai shkruan se asnjë nga pacientët nuk u ankua për këtë gjë. Por drejtuesve të spitalit nuk iu pëlqeu kjo sjelle dhe vendosën të marrin masa ndaj infermieres për fyerje të uniformës.

Infermierja 20 vjeçare u justifikua përpara drejtuesve të saj se ajo ishte shumë seksi për të mbajtur uniformën dhe se nuk e kishte vënë re se veshja mbrojtëse ishte aq shumë transparente.