fbpx

Rusia dërgon sisteme raketore s-400 në Serbi

s-400...jpg

Ministria e Mbrojtjes ruse ka dërguar sistemet raketore për mbrojtje S-400 dhe Pantsir-S në Serbi për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Ministria ka njoftuar se sistemet raketore do të pozicionohen në bazën Batajnica, jashtë Beogradit.

Këto sisteme do të jenë pjesë e fazës së dytë të stërvitjeve ushtarake Rusi-Serbi, të cilat do të vazhdojnë deri më 29 tetor.

Faza e parë e stërvitjeve është realizuar në rajonin rus, Astrakhan në muajin shtator.

Serbia, ndonëse ka synime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mban lidhje të ngushta me Rusinë.

Ministria e Brendshme ruse ka deklaruar se kjo është hera e parë që sisteme të tilla do të paraqiten në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303