Rusia do të nderojë ushtarët që sulmuan anijet ukrainase

p06swhnz.jpg

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë ka në plan të nderojë rojet kufitare të cilët kanë gjuajtur dhe kapur tre anije ukrainase dhe 24 marinarë një javë më parë, raportojnë mediat ruse.

Vyacheslav Volodin tha se ata vepruan ” me guxim” për të penguar atë që Rusia përshkruan si një shkelje të kufirit të saj detar në Detin e Zi.

Ukraina dhe vendet perëndimore e kanë dënuar incidentin si një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

Ata mohojnë se anijet ukrainase ishin në ujërat e Rusisë.

Kjo ishte përplasja më e rrezikshme mes dy vendeve qëkur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014.

Të paktën tre nga 24 pjesëtarë të ekuipazhit ukrainas u plagosën në incident, dhe të gjithë u arrestuan për 60 ditë.

Volodin tha, cituar nga agjencia e lajmeve RIA: “Unë dua të theksoj se ky është mendimi i të gjitha fraksioneve politike. Rojet tona kufitare e sakrifikuan veten me guxim dhe efiçencë e kryen detyrën e mbrojtjes së kufijve tanë, dhe ndoqën të gjitha normat dhe rregullat ndërkombëtare “.

Komiteti i dhomës së sigurisë dhe anti-korrupsion do të shqyrtojë çështjen e nderimit të trupave”- shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia ka propozuar çmime shtetërore për figura të diskutuara ndërkombëtare.

Në mars të vitit 2015 një nga të dyshuarit në vrasjen e vitit 2006 në Londër të spiunit rus Alexander Litvinenko, Andrei Lugovoi, iu dha një medalje për “shërbime në emër të atdheut” nga presidenti Vladimir Putin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303