Rusia kërcënoi KE, i lejohet rikthimi në Këshill me të drejtë vote

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi për kthimin e Rusisë në Këshill pas një pauze trivjeçare.

Votimi u zhvillua në orët e para të së martës, pas disa orëve debat në Strasburg.

Për kthimin e Rusisë votuan 118 delegatë, kundër ishin 62, ndërsa dhjetë abstenuan.

Këshilli i Evropës është organi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent.

Në vitin 2014, Rusisë iu hoq e drejta e votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si ndëshkim për ankesimin e gadishullit ukrainas të Krimesë.

Rusia u përgjigj në vitin 2016 me bojkotimin e Asamblesë, ndërsa nga viti 2017 refuzoi të paguajë kontributin e saj vjetor prej 33 milionë eurosh në Këshill.

Rusia kërcënoi se do ta linte tërësisht Këshillin e Evropës nëse delegacioni i saj nuk kthehet dhe nuk voton, këtë javë, për sekretarin e ri të përgjithshëm./real-news.tv/