Rusia mund të reduktojë prodhimin e naftës për 2019

Komiteti i monitorimit i OPEC dhe aleatëve të tij, duke përfshirë Rusinë, kanë rënë dakort mbi nevojën për të ulur prodhimin e naftës në 2019, thanë dy burime të njohura me vendimin, duke shtuar se debatet në lidhje me prodhimin e naftës ende vijojnë.

Komiteti, i njohur si Komiteti i Përbashkët Monitorues Ministerial që përfshin Arabinë Saudite dhe Rusinë, u takua në Vienë ditën e sotme, një ditë para mbledhjes së anëtarëve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës.

Arabia Saudite po kërkon të bindë Rusinë që të ulë ndjeshëm prodhimin e naftës me OPEC vitin e ardhshëm, në një përpjekje për të ndalur një rënie në çmimin e naftës së papërpunuar dhe për të parandaluar një tjetër tepricë globale.

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm ditën e sotme përpara takimit të eksportuesve më të mëdhenj në botë, të cilët do të diskutojnë reduktimin e prodhimit dhe frenimin e furnizimit të tepërt.

Lër një koment