fbpx

Rusia ndalon eksportin e grurit dhe sheqerit, ja cilat vende do të preken

Capture-218.jpg

Së fundmi Rusia ka ndaluar eksportin e grurit në 4 shtete të ish-Bashkimit Sovjetik, si masë paraprake për të siguruar furnizimet e brendshme dhe për të shmangur një rritje të çmimeve.

Gjithashtu ka ndaluar gjithashtu edhe eksportin e sheqerit të bardhë dhe kallamishteve të papërpunuar.

Ndalimi i përkohshëm prek vendet e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, një klub tregtar i drejtuar nga Moska që përfshin Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Rusinë.

Kufizimet për eksportet e drithërave skadojnë më 30 qershor dhe ato për sheqerin më 31 gusht, tha qeveria, duke shtuar se vendimi u mor “për të mbrojtur tregun e brendshëm ushqimor duke pasur parasysh situatën e kufizimeve të jashtme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303