Rusia ndalon të gjitha fluturimet ndërkombëtare

st-petersburg-airports.jpg

Kremlini zyrtar ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare për pasagjerët në Rusi.

Masa do të hyjë në fuqi në 27 mars dhe për këtë gjë janë njoftuar të gjitha kompanitë ajrore që operojnë në vend.

Qeveria ka marrë parasysh dhe lejimin e disa fluturimeve për kthimin e shtetasve rusë që janë ende jashtë vendit.

Rusia raporton një numër të vogël personash të prekur nga koronavirusi dhe megjithatë ditët e fundit ka nisur ndërtimin e një spitali të posaçëm me 1000 shtretër për personat e prekur nga ky virus.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303