fbpx

Rusia ndërpret furnizimin me energji elektrike

131868_finland_1652458872565.jpeg

Bëhet me dije se Rusia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Finlandë këtë fundjavë.

Operatori finlandez i rrjetit Fingrid tha se kompania ruse Inter RAO do të ndalojë furnizimet për shkak të “problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në treg”.

Njoftimi vjen një ditë pasi Finlanda sinjalizoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303