fbpx

Rusia nuk pranon të lirojë marinarët ukrainas

ukraine-1.jpg

Rusia nuk ka pranuar kërkesën e Berlinit dhe Parisit për të liruar 24 marinarët ukrainas të kapur në fund të nëntorit pas një beteje detare jashtë Krimesë.

Në një njoftim të lëshuar për mediat, Ministria e Jashtme ruse e ka cilësuar ‘të papranueshme’ kërkesën e bërë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga presidenti francez Emanuel Macron.

“Ne kërkojmë kalim të sigurt dhe të lire për të gjitha anijet përmes ngushticës Kerç dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë detarëve ukrainas të ndaluar ilegalisht”, thanë Merkel dhe Macron në një deklaratë të përbashkët.

Moska i akuzon 24 marinarët për kalim ilegal të kufirit rus, ndërsa Ukraina tha se Rusia kapi ilegalisht tre anije luftarake dhe akuzoi Kremlinin për agresionin ushtarak.

Marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën janë të tensionuara që nga viti 2014, kur Moska aneksoi me forcë Krimenë dhe nxiti përplasjet mes rebelëve në vend, teksa së fundi konfliktit ju shtua edhe ndarja e Kishës së Kievit, nga patriarkana e Moskës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *