Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i bëri thirrje të gjitha vendeve në Gjirin Persik që të ulen për bisedime për të zbutur tensionet pas një sulmi në infrastrukturën e naftës saudite, njoftoi agjensia ruse e lajmeve Interfax.
Duke folur në Moskë, Lavrov bëri thirrje që të merren masa për të ndaluar një situatë të ngjashme që po ndodh përsëri në rajon dhe tha se akuzat e pabaza ndaj Iranit për sulmet kanë rritur tensionet, raportoi Interfax.
Tensionet mes Iranit, Rijadit dhe SHBA janë rritur pas sulmit në cisternat e naftës saudite.
SHBA dhe Rijadi akuzojnë Iranin se fshihet pas sulmit, akuza të cilat Irani i ka mohuar.
Si SHBA ashtu edhe Rijadi janë duke menduar përgjigjen e tyre ndaj këtij sulmi, i cili përgjysmoi prodhimin e naftës saudite./real-news.tv/