Rusia përjashtohet nga lojrat Olimpike 2020 dhe Botërori 2022

Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka përjashtuar Rusinë për katër vite nga të gjitha aktivitetet e mëdha sportive. Kjo do të thotë se ekipet ruse nuk do të lejohen të marrin pjesë në lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020 dhe në Botërorin e Katarit në vitin 2020.

Vendimi i WADA u mor në mënyrë unanime në Lozanë të Zvicrës pasi Agjensia Anti-Doping e Rusisë u shpall fajtore për manipulimin e të dhënave laboratorike që iu dorëzuan hetuesve në janar 2019.

Sportistët që do të mund të vërtetojnë se nuk janë përfshirë në skandalin e dopingut do të lejohen të garojnë nën një flamur por ky vendim duket se do të penalizojë më shumë përfaqësuesen e futbollit e cila mesa duket do ta ketë të pamundur të marrë pjesë në kampionatin e ardhshëm botëror.

Rusia do të ketë tani 21 ditë për të apeluar vendimin, çka do të thotë që përballja ligjore do të zgjasë edhe për disa muaj.