23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Rusia: SHBA planifikon armatosjen e opozitës në Venezuelë

spot_img

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s se po planifikojnë se si të armatosin opozitën në Venezuelë dhe pretendon se Uashingtoni po vendos forca dhe pajisje speciale pranë Venezuelës.

Moska përmendi informata të paspecifikuara për të mbështetur pohimin e saj rreth planeve për të armatosur opozitën, dhe nuk e bëri të ditur burimin e informacionit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha se një autokolonë e ndihmës humanitare të SHBA për Venezuelën mund të provokojë përleshje dhe të krijojë një pretekst për heqjen e presidentit Nikolas Maduro nga pushteti me forcë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat