Rusia vë në dyshim gjuhën e ‘pazakontë ’të letrës së Trump drejtuar Erdoganit

Kremlini ka reaguar ndaj letrës që presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar homologut të tij turk, Tayip Erdogan, duke thënë se është jashtëzakonisht një gjuhë e pazakontë për letërkëmbimet midis krerëve të shteteve.

Në ​​letrën e 9 tetorit, Trump i kërkoi Erdogan të ndalonte ofensivën ndërkufitare të Turqisë në Sirinë verilindore, duke i thënë “Mos u bëj një djalë i ashpër” dhe “Mos u bëj budalla!”

“Le të arrijmë një marrëveshje të mirë!”,-thuhet në letër.

“Ju shpesh nuk hasni një gjuhë të tillë në korrespodencën midis krerëve të shteteve. Kjo është një letër jashtëzakonisht e pazakontë,”-i tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Lidhjet e Moskës me Uashingtonin janë në nivele të ulëta pas Luftës së Ftohtë.

Letra u bë publike ndërsa Trump po përpiqet të kontrollojë pasojat politike pas vendimit të tij për tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë, duke i hapur rrugën operacionit të Turqisë kundër aleatëve kurdë të Uashingtonit./real-news.tv/