Rusia vë në dyshim tërheqjen e SHBA nga Siria

Duke folur për gazetarët në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi mbi lajmin për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Peskov theksoi se Rusia nuk është informuar nga askush mbi tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga veriu i Sirisë.

Ne kemi dyshime mbi tërheqjen e trupave amerikane,- tha Peskovi dhe shtoi: “Ne ende nuk dimë gjë se cilat trupa do të tërhiqen nga veriu i Sirisë, cili do të jetë numri i tyre, dhe nëse do të tërhiqen apo jo. Siç e dini janë bërë deklarata të pakonfirmuara mbi tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga rajone të ndryshme të botës. Kështu që ne po i ndjekim me shumë kujdes zhvillimet në rajon”- tha Peskov i cili shtoi se Vladimir Putin nuk ka kontaktuar me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në lidhje me zhvillimet në veri të Sirisë.