Rusia zgjeron listën e sanksioneve ndaj amerikanëve

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Ryabkov, ka njoftuar se do të zgjerojnë listën e kufizimeve për hyrjen e shtetasve amerikanë në Rusi.

Ryabkov në Moskë foli lidhur me veprimin e SHBA-ve me vendosjen në listën e sanksioneve të punonjësve të Komitetit Hetimor Rajonal të qytetit rus Surgut.

“Sigurisht, ne do të zgjerojmë listën e kufizimeve për hyrjen e shtetasve amerikanë në vendin tonë,” tha Ryabkov, duke theksuar se “SHBA-të vazhdojnë të ndjekin një politikë që përfshin një presion të pasuksesshëm kundër Rusisë”.

Veprimi i Rusisë vjen pas lajmit që SHBA kishte pasur një spiun në instancat më të larta në qeverinë e Putin.