fbpx

Ryshfet për kolaudimin e makinave në Lezhë, 3 në pranga

policia.jpg

Tre persona kanë rënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi mësohet se merrnin ryshfet për kolaudimin e automjeteve.

Policia ka nxjerrë njoftimin, ku operacioni ‘Kolaudimi’ është finalizuar me sukses.

Bëhet me dije se janë arrestuar dy persona që banonin në Mamurras dhe një tjetër nga Lezha, të moshave 22, 49 dhe 50 vjeç.

Nga ana tjetër, 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Ndërkohë mbi të arrestuarit rëndon vepra penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303