fbpx

Sa deputetë ka Kuvendi? Tallen institucionet me njëra-tjetrën

KQzzzz.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer një përgjigje zyrtare Presidentit Meta duke e ironizuar se Kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetë. Përgjigja e KQZ erdhi pas deklaratës së Presidentit Meta se Kuvendi është ilegjitim.

Ai çoi kërkesë KQZ-së për të ditur sa deputetë ka aktualisht Kuvendi, duke ditur shumë mirë se numri 140 nuk është plotësuar për shkak të shterimit të listave të kandidatëve pas djegies në bllok të mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së. Kjo kërkesë tij u pa si një hap i parë drejt një veprimi tjetër të mundshëm, atij të shpërndarjes së parlamentit. Megjithatë pritet të shihet se çdo të ndodhë më tej, pas përgjigjes zyrtare që Presidenti mori sot nga KQZ.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303