Sa do të humbasë Londra nëse del nga BE pa marrëveshje?

Brexit-1.jpg

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur sot alarmin se sa do të humbasë Britania e Madhe në rast se del nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje me bllokun.

Një Brexit pa marrëveshje do t’i shkaktonte britanikëve një humbje prej 16 miliardë dollarësh (14,6 miliardë euro) eksporte drejt Bashkimit Europian dhe më shumë miliarda të tjera drejt vendeve të tjera, lëshoi sot alarmin OKB-ja

Në një studim të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi tregtinë dhe zhvillimin, ekonomistët e OKB-së njoftuan se humbja e aksesit preferencial në tregjet e BE-së për shkak të një Brexit pa marrëveshje do të përkthehej për britanikët me humbje në eksporte me të paktën 16 miliardë dollarë, që përfaqëson rreth 7% të eksporteve të përgjithshme të Britanisë së Madhe drejt BE-së.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303