fbpx

Sa do të shkojnë temperaturat të enjten

Screenshot_8-9.jpg

Nga dita e sotme temperaturat kanë pësuar rritje të ndjeshme në Greqi duke rikthyer masat afrikane, ndërsa kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e premte.Mediat, duke cituar të dhëna nga shërbimi meteorologjik grek bëjnë me dije se të enjten e 15 korrikut priten temperatura të larta gjatë gjithë ditës dhe jo vetëm në orët e drekës.Temperatura do të lëvizë në pjesën Perëndimore deri në 37 gradë ndërkohë që në anën veriore që është edhe pjesa ku Greqia kufizohet me Shqipërinë temperaturat do të arrijnë deri 38-39 gradë. Në disa zona të shtetit fqinj termometri të enjten pritet të regjistrojë 41 gradë.Erërat do të fryjnë në Egje nga drejtimet veriore me intensitet deri në 5 dhe në detet jugorë në veriperëndim me intensitet deri në 6.I nxehti pritet të pushtojë zonën e Atikës ku temperaturat do të lëvizin midis vlerave 26 dhe 38 gradë ndërsa me dy gradë më poshtë parashikohet situata në Selanik.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303