fbpx

Sa gjasa ka një person të riinfektohet me Covid? Alimehmeti jep detajet e forta: Pati një rast të rëndë, duhej terapia intensive por…

Ilir-Alimehmeti.jpg

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë disa detaje lidhur me situatën nga pandemia për Abc e Mëngjesit. Ai tha se riinfektimet në vend janë mjaft të pakta, por edhe nëse dikush do të riinfektohet për të dytën herë, sipas Alimehmetit, ai do të ketë simptoma më të lehta.

Riinfektimi është i mundshëm por me çfarë shohim riinfektimet janë të pakta, përgjithësisht të lehta. Studimi i parë erdhi nga Katari që bëri me 43 mijë vetë dhe na tregoi se ndër këta gjasat e riifektimit, kalimi i infeksionit të parë të ofronte të njëjtën mbrojtje njësoj si vaksina. Pati vetëm një rast të rëndë që nuk pati nevojë për terapi intensive por ishte situate klinike më e rëndë. Nga krahu tjetër kemi të tjera studime, ku është studiuar popullsia e Austrisë. Shohim që mbrojtja nga infektimi i parë jep një efektivitet nga i dyti rreth 93 përqind, sërish e ngjashme me vaksinat. E njëjta njësi mbrojtëse dhe bën dhe sens sepse kështu e kemi parë dhe me sëmundje virale të tjera.

Ndërkohë, i pyetur se si pritet të vijojë situata me rritjen e temperaturave, epidemiologu theksoi se mund të ketë një ulje të rasteve.

Nëse jemi në këtë situatë me të njëjtat masa, moti i mirë është në favorin tonë, së pari imuniteti është më i lartë, vetë virusi gjen më pak veten në temperaturë dhe lagështi më të lartë, por ajo që ne dalim nga ambientet e mbyllura dhe hapemi në natyrë dhe risku i transmetimit është tejet i vogël, largohemi dhe dendësia e popullatës bie.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303