fbpx

Sa herë në ditë duhet ta lajmë fytyrën? Dermatologët japin këshillat e vlefshme

Kujdesi ndaj fytyrës duhet të jetë sistematik pasi është një ndër pjesët më delikate dhe të ndjeshme të trupit të njeriut. Jo rrallëherë jemi konfuzë për produktet që duhet të përdorim apo shpeshtësinë kur lajmë fytyrën

Përgjigjet e konsultuara me dermatologë të ndryshëm vijnë bazuar në dy tipologji lëkurash.

1)Lëkurë me yndyrë

2)Lëkurë e kombinuar ose e thatë

Lëkurat me yndyrë, sa më shumë të lahen, aq më shumë yndyrë prodhojnë ndaj një herë në ditë do të mjaftonte për të mbajtur në balancë atë shkëlqimin e bezdisur që nuk na tregon bukur në foto dhe na krijon ndjesinë e mungesës së freskisë.

Të kesh një lëkurë me yndyrë, nuk do të thotë të kesh një lëkurë të papastër.

Duhet thjesht pak kujdes në përzgjedhjen e disa prej produkteve më efikase në pastrim dhe make up.

Shpesh herë krijohet ideja qe kur ke lëkurë me yndyrë, duhet të përdorësh produkte “oil free”, që nuk përmbajnë vaj, por sipas dermatologëve është e kundërta.

Lëkurat me yndyrë kërkojnë më shumë produkte vajore.

Lajeni fytyrën me një larës që përmban vajra bimorë dhe esencialë. Gjatë larjes ata depërtojnë lehtë nëpërmjet poreve në nënshtresat e lëkurës dhe gjatë shpëlarjes uji heq më thjesht dhe më shpejt, yndyrën e fytyrës dhe vajin e larësit.

Në larjen e fytyrës përpara gjumit, mos harroni të përdorni një tonik pa alkool dhe pastaj të përhapni kremin ushqyes specifik për lëkurat me yndyrë.

Gjithashtu, përdorni për scrub, produkte me përmbajtje retinoli që zvogëlojnë poret. Gjithmonë përdorimi këshillohet në darkë, pasi ky përbërës e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj ekspozimit në diell.

Nëse keni një lëkurë të thatë ose të kombinuar:

Mos e lani fytyrën dhe trupin me ujë të nxehtë, por të vakët. Kujdes kur bëni dushin. Edhe për tonifikimin e lëkurës duhet një dush me ujë të freskët, për të mbyllur poret. Një locion hidratant duhet të përdoret për të ushqyer lëkurën.