Sa i ka kushtuar shkollimi Rudina Hajdarit në SHBA?

Rudina Hajdari ishte e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, të Bieta Sulos ku, ka folur mbi ngjarjet e fundit në politikë. Gjithashtu ajo nuk e ka lënë pa komentuar edhe jetënm e saj personaloe.

Gjatë bisedës në studio ajo shprehu dëshirën të sqaronte edhe një çështje që sipas saj ka ngjallur shumë kureshtje dhe dyshime nga të gjithë, jetesën dhe shkollimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku u zhvendos pak vite pas vdekjes së të atit.

Rudina ka treguar që ka punuare që në moshën 16 vjecare, madje ka vazhduar punën edhe gjatë studimeve. Tha që kishte bërë punë të thjeshta si shitëse dhe pozicione të ngjashme.

Sa i përket shkollimit, ajo pranoi se në Amerikë është shumë i kushtueshëm, por fatmirësisht ka patur gjithnjë mbështetje financiare nga shteti për shkak të rezultateve të shkëlqyera gjatë studimeve. /real-news.tv/

 

Lër një koment