fbpx

Sa kohë ju duhet për tu bërë milioner?!

How-to-Become-a-Millionaire-Before-You’re-30.jpg

Për të bërë para s’është  aq e thjeshtë dhe kushdo do që të fitojë sa më tepër me qëllim sigurimin e një jetese më të mirë. Të gjithë kemi shprehur habi qoftë dhe një herë për shumat marramendëse që sigurojnë miliarderët.

Një artikull në “visualcapitalist.com” ka mbledhur informacione se sa kohë u është dashur personave më të pasur të planetit që të arrijnë 6 zerot e para, duke dalë në konkluzionin se shpesh janë dashur disa vite. Nëse analizojmë kampionin e tyre, mesatarisht do të duheshin 8 vite për të arritur milionin e parë. Dhe jo para moshës 36 vjeçare.

Super të pasurit e botës, sipas artikullit, në 2019 vlejnë rreth 744 miliardë dollarë në total dhe janë gjithsej 2 mijë e 153 të tillë.  Më tej, artikulli evidenton se pjesa më e madhe e këtyre personave e ka trashëguar pjesërisht ose plotësisht pasurinë  që ka dhe në këtë rast, për ata nuk kërkohet se si e kanë bërë milionin e pare. Përtej këtyre fatlumëve, ka të tjera në grupin e super të pasurve që u është dashur një angazhim deri në 5 vite ndërsa një grupi tjetër i janë dashur 10 vite. Ka edhe raste kur janë dashur 17 vite.

Sektori që ka prodhuar më shpejt milionerë është ai i komunikacionit, falë teknologjisë. Nga 3 deri në 5 vite është arritur te 6 zerot e para. Sektorë si manifaktura ose moda e bëjnë më të vështirë e të lodhshëm arritjen e objektivit për milionin e parë, aq sa kërkojnë thuajse 10 vite.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303