fbpx

Sa lehtë dhe shpejt mund të përhapet koronavirusi brenda një aeroplani (VIDEO)

Një video e publikuar më poshtë tregon se sa larg mund të mbërrijnë spërkalat që përhapen brenda aeroplanit, e në veçanti tek personat që nuk bartin maskë mbrojtëse.

Industria e udhëtimit është goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit, ku mijëra aeroplanë janë detyruar të parkohen nëpër hangarë dhe me muaj të tërë të qëndrojnë pa lëvizur.

Për ta dokumentuar se sa lehtë dhe shpejtë përhapen spërkalat nga ndonjë person i infektuar që është brenda aeroplanit, është publikuar videoja që shpjegon në detaje këtë proces.