fbpx

“Sa mall kam për ty sot babi”/ Sot ka ditëlindjen, Gjosha përlot rrjetin, zbulon mesazhin e babait të ndjerë

koha.png

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka përlotur sot rrjetin. Ajo ka publikuar në rrjetin social Facebook mesazhin që babai i saj i ndjerë i ka shkruar 2 vite më parë në ditëlindjen e saj.

“Këto ishin fjalët e tua që m’i shkrove dy vite më parë për ditëlindjen time. Sot është ky mesazh që mbaj me vete…Sa mall kam për ty sot babi, për zërin tënd, për urimin tënd! E çuditshme se si jeta duhet të vazhdoj bashkë me dhimbjen, kujtimin dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë.

P.S Mbrëmë pashë një yll që u shkëput nga qielli, nuk e di pse pata ndjesinë që ishe ti! Shpreha një dëshirë dhe shpresoj ta kesh dëgjuar edhe ti! 😥💫💫💫 👨‍👧❤️🙏”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303