TË FUNDIT

Sa mandate ka të sigurta? Tom Doshi ‘flet me siguri të plotë”, ka dy fjalë dhe për Ilir Metën

Kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi teksa po zhvillon një fushatë elektorale në Korçë ka bërë deklarata të forta lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, ku theksoi se PSD që ai drejton ka pritshmëri nga elektorati gri, ndërsa flet për 3 mandate të sigurta në Tiranë dhe 2 të tjera në Shkodër.

Zoti Doshi, sa mandate do marrë partia juaj?

Ne të sigurta sot kemi 2 mandate në Shkodër, 3 në Tiranë por pritshmëria është shumë e madhe në Tiranë sepse pritshmëria është tek elektorati gri, që dhe me sondazhe dalim 30%, që nuk janë të bindur se për cilën forcë politike do të votojnë.

E thashë dhe më parë, morali politik ka mbaruar, nuk mund të jesh përfaqësues i popullit nqs vjen dhe takon elektoratin njëherë në 4 vite dhe u thua mbrapa që ca të bejme, nuk do Luli, nuk do Edi.

Zoti Doshi ju folët nga Korça për 6 mandate. E keni parasysh mandatin e Korçës të sigurtë?

Me informacionet që kam, Juli ka shumë mbështetje, sepse ky nuk është njeri i përçamjes, sepse këtu ka dhe përçamje fetare, ka dhe përçamje jo prej fshati jo prej qytetit. Unë për vete jam malësor, jam krenar që jam malësor por më voton e gjithë Shkodra. Në qytet, në fshatra, në Malësi, në Dukagjin gjithkund.

Pra kjo është një gjë shumë e rëndë për ato drejtues politik që kanë drejtuar Korçën prej vitesh. Nuk mund ta përcash elektoratin sepse përderisa shkon dhe i merr votat edhe në Pirg edhe në Korçë, nuk mund thuash ky është prej Pirgu e ky nga Pazari i Korçës. Nuk ka mburrje këtu.

Të gjithë votuesit janë të barabartë përpara kutisë së votimit dhe të gjithë drejtuesit politik kanë përgjegjësi morale ti përgjigjet atij votuesi pas zgjedhjeve, dhe këtë e bën Juli me se miri në Korçë.

Si e shihni rolin e presidentit Meta në këto zgjedhje?

Nuk bej komente për presidentin, është zgjedhja e tij

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat