fbpx

“Sa më pak stres dhe mundime”. Basha videomesazh nga Elbasani për maturantët…

basha.png

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një video mesazhi në Facebook, ka uruar maturantët për çeljen e sezonit të provimeve për Maturën Shtetërore.

 “Përshëndetje të dashur miq. Sot dua t’i uroj suksese maturantëve për provimin. Nga qyteti i Normales, nga zemra e Shqipërisë, nga Elbasani, qytet të cilin kam pasur nderin ta përfaqësojë disa vite ne parlament. Sot ndodhem pranë qytetarëve të Elbasanit. Elbasani i Normales, i qytetarisë, i arsimit, është vendi më i përshtatshëm që t’i urojmë maturantëve suksese. Sfida juaj është që të dilni sa më mirë në këto provime, sfida jonë t’ju dhurojmë një të ardhme sa më të sigurt. T’ju sigurojmë një ekonomi që të punojë për ju dhe t’ju japë vende pune. Sa më pak stres dhe mundime për prindërit tuaj. Ju përshëndes nga Elbasani i Normales, sot në ditën e provimit të Maturës.”, -tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/555253151823809/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303