fbpx

Sa mjekë janë të prekur dhe si është gjendja e fëmijëve të infektuar? Përgjigjet Drejtoresha e ISHP

ka.png

Drejtoresha e ISHP gjatë deklaratës për media, i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me gjendjen aktuale të fëmijëve të infketuar dhe numrit të mjekëve të prekur nga koronavirusi.

Ku do të qëndrojnë shqiptarët që riatdhesohen?

Të rikthyerit i janë nënshtruar të njëjtit protokoll, ku procedura kërkon karantimin të detyrueshëm. Këta persona monitorohen nga mjeku I familjes dhe epidemiologu, ndërokhë që strukturat e policisë bëjnë të sigurtë që nuk thyhen kushtet e vetëkarantimit. Në të gjitha ato raste kur mjeku konstaton problematika, vijohet me protokollet si në rastet e tjera.

Si është gjendja e fëmijëve me COVID?

Fëmijët, ashtu si edhe gjithë referenca botërore, janë më pak të prekurit ose me format më të lehta. Jam e gëzuar të them që deri tani gjendja e tyre është e mirë.

Cfarë ilacesh po përdorni me të prekurit?

COVID vijon të mbetet një sfidë e komunitetit mjekësor ndërkombëtar. Shumë c’ka është hedhur në tavolinë, po përgjegjesine e protokollove e mbajne strukturat trajtuese.

Sa mjekë janë të prekur?

Janë 32 mjekë e infermierë, 8 prej tyre janë të shëruar. Vijohet me monitorimin e pjesës tjetër.

Spitali “Shefqet Ndroqi’ sa është stafi, numri respiratorëve?

Është një spital universitar, i cili ka gjithë kapacitetet, 190 shtretër, mjekë të aftë për t’iu përgjigjur kësaj sfide.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303