fbpx

“Sa përqind paguan ti”? Rama kap ngushtë gazetaren: Nuk e them, do merrej vesh rroga

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur në një konferencë për mediat, ka kapur ngushtë gazetaren Marsela Karapanço. Ajo e ka pyetur kryeministrin nëse 120 kuksianët do t’i sjellë me taksat tona apo me paratë e tij.

Kreu i qeverisë e ka pyetur gazetaren nëse është në dijeni se sa taksa paguan, pasi siç tha ai, e dëgjon shpesh shprehjen “me taksat tona”, kryesisht prej atyre që nuk e kanë idenë fare se sa taksa paguajnë.

Gazetarja s’pranoi të tregojë sa taksa paguan, duke thënë se duke treguar taksat zbulon edhe sa e ka rrogën.

Debati:

Gazetarja: 120 kuksianët nga Londra do i sjellësh me taksat tona apo me paratë tuaja?

Rama: Jemi në një fazë të jetës sonë publike ku aritmetika po pëson goditje të mëdha. Unë e kuptoj këtë influencën e tabelave të gabuara të shumëzimit. Për të qenë serioz kam një pyetje, sa taksa paguan ti? E di?

Rama: Nuk e diskutoj që paguan, por them e di sa taksë mbi rrogën paguan?

Gazetarja: Po të shprehem se sa përqind e rrogës time shkojnë për taksa, do të merrej vesh edhe rroga.

Rama: Sa përqind paguan? Nuk e di, s’ka problem

Rama: Pse e thashë këtë, s’kam asnjë arsye të provokoj. Nuk jemi në debat… E thashë sepse shumë shpesh e dëgjoj nga ata që nuk e dinë sa taksa paguajnë që “nga taksat tona”, “taksat tona” sikur ta dinin këta sa taksa paguajnë, do ishte një hap i madh përpara. Nuk do të jetë një fluturim me taksat tuaja, as me paratë e mija sepse nuk e kam këtë mundësi…por kur të realizohet do ta mësoni, që do të jetë një mësim për sharjet dhe përqeshjet që kanë bërë nga Londra për aeroportin e Kukësit.