fbpx

“Sa shumë dhimbje, i paharruar…”. Ilir Meta reagon pas lajmit të hidhur

ilir-meta.jpg

Presidenti, Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjete sociale pas vdekjes së  ish-deputetit socialist, Marko Bello. Ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e Covid-19, ku edhe po kurohej në Turqi.

Në një postim në Facebook, ai u shpreh ngushëllimet familjarëve, teksa shton se Bello do të mbetet i paharruar në kujtimet tona.

Meta shkruan:

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes! Ngushëllimet më të ndjera! Përherë i paharruar në kujtimet tona! Lamtumirë i shtrenjti ynë Marko Bello!

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303