Sa vjeç mendoni se është ky atlet?

Mosha e atletit kenian, Edward Zakayo është një nga temat më të nxehta në shtypin sportiv. Atleti i Benfikas pretendon se është 17 vjeç, por përdoruesit e rrjeteve sociale kanë një mendim totalisht ndryshe.

Fotografitë e Zakayo tregojnë se djaloshi ka një moshë më të madhe, çka ka detyruar drejtuesit e ekipit që të zbulojnë gjithçka. Përmes emisionit “Polygraph SIC”, klubi i Lisbonës publikoi çertifikatën e lindjes dhe pasaportën e të riut, duke hedhur dritë rreth kësaj çështjeje.Në imazhet e postuara nga KIS, të cilat mund t’i shihni në fotot e mësipërme konfirmohet qartë data  e lindjes së tij (25 nëntor 2001). Ndërkohë, vihet re se regjistrimi i Edward Zakayo është bërë në vitin 2016, kur atleti ishte 14 vjeç.