Sa zgjasin paslëkundjet? Rasti i ngjashëm me Shqipërinë, ja çfarë ka ndodhur në Kaliforni

FEA618EF-B5F2-4510-B95D-602214ADC33E.jpeg

Pas lëkundjet e një tërmeti mund të zgjasin për ditë të tëra, muaj e mbase edhe vite thonë ekspertët.

Korrikun e këtij viti, një tërmet i njëjtës magnitudë me atë në Shqipëri, 6,4 goditi jugun e Kalifornisë. Epiqendra ishte pranë Ridgecrest, rreth 160 km larg Los Angelesit.

Goditjet nuk përfunduan me kaq: më e forta mbërriti një ditë më vonë, dhe ishte e magnitudës 7.1. Tërmeti u pasua nga mijëra paslëkundje, që shkuan deri në 5.4. Nga tërmeti I parë pati dëme relativisht të vogla, ndërsa i dyti shkaktoi zjarre në disa ndërtesa të Ridgecrest e mbetën me mijëra banorë pa energji elektrike

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303